Vuҫiq flet për Ushtrinë e Kosovës, ‘bombardohet’ nga komentet e shqiptarëve

23:42 | 14 Dhjetor 2018

Formimi i Ushtrisë së Kosovës padyshim se nuk është pritur aspak mirë nga Serbia.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq sot ka dal në një konferencë para mediave ku ka folur rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Por, postimi i tij kundrejt kësaj teme në llogarinë e tij në “Facebook” është bombarduar nga komentet e shqiptarëve me shkrimin “Ushtria e Kosovës”.

Kjo është një nismë e marrë nga të rinjtë kosovar, të cilët janë organizuar për të bërë këtë koment në profilin e Vuçiq.

Komento: