Djali i Myrtez Gashi, ish-ushtari i UÇK-së ka nevojë për ndihmë financiare.
Aron Gashi, djali i ish-ushtarit të UÇK-së, Murtez Gashi, nga Sfërka e Komunës së Klinës ka nevojë për ndihmë që të shërohet pasi ka gjakderdhje në tru.
Për shkak të gjendjes ekonomike jo të mirë, Aroni nuk i ka kushtet për tu shëruar jashtë vendit.
Duke u gjendur në këtë situatë, familja po kërkon ndihmën e gjithë atyre që mund të kontribuojnë.
Për shkak të shumës prej 15 mijë euro të cilën familja e ka të pamundur t’i përballojë, të gjithë ata që dëshirojnë t’ia kthejnë jetën djalit të vogël mund të ndihmojnë duke e kontaktuar prindin e tij, Murtez Gashi.