Vuçeviq: Nuk po armatosemi për të bërë luftë kundër dikujt, por për të penguar ata që armatosen

08:20 | 24 Shtator 2024
vuceviq:-nuk-po-armatosemi-per-te-bere-lufte-kunder-dikujt,-por-per-te-penguar-ata-qe-armatosen

Në një seancë ne Serbi ku tema kryesore ishte buxheti, u fol për armët. Kryeministri Millosh Vuçeviq njoftoi deputetët se ishte përfshirë personalisht në negociatat për blerjen e avionëve luftarak francezë “Rafal” dhe se mezi pret që ata të mbërrijnë në Beograd.

Ai u vendos nën presion nga disa ligjvënës, që i thanë se vendet e NATO-s mund t’i fikin Serbisë pajisjet luftarake që janë blerë në vendet e tyre vetëm me një buton.

Vuçeviq tha se kjo është e pavërtetë dhe se synon blerjen e më shumë armëve të tjera.

“Pikërisht duke pasur parasysh atë që po ndodh në Kosovë dhe në rajon, duke pasur parasysh faktin se disa shtete po blejnë sisteme serioze që mund të na paraqesin rrezik, para së gjithash HIMARS, ndaj të cilit do të duhet të kemi një përgjigje adekuate, do të shihni se shumë shpejt do të dalim me sisteme të reja që Forcat e Armatosura Serbe do t’i kenë në dispozicion, jo për të bërë luftë kundër dikujt, por për të penguar ata që armatosen”, tha kryeministri serb Millosh Vuçeviq.

Kryeministri Vuçeviç shtoi se vendi i tij nuk po përgatitet të hyjë në luftë kundër NATO-s, duke nënvizuar se nuk do të ishte mirë për Serbinë.

Ai theksoi se ka negociuar edhe me shtete të tjera për blerjen e avionëve të luftës, duke sqaruar se janë penguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nuk e shohin ushtrinë serbe si partnere në fushën e aviavionit.

Komento: