Brnabiç flet për Vuçiç: Nuk fle natën prej Kosovës, e kapi gripi.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur sot për shëndetin Aleksandër Vuçiç, pasi këshilltarja e tij njoftoi se presidenti është sëmurë dhe ka anuluar aktivitetet. Brnabiç tha sot se Vuçiçin e “kapi një grip”.
“Ai nuk pushon. Do të doja që të pushonte pak më shumë. Është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë. Nuk mendoj se me të vërtetë ai flinte natën. Gjithashtu mori një grip. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,” tha Brnabić për Happy TV.
Këshilltarja e mediave serbe Suzana Vasiljevic i tha Euronews Serbia të martën se Vuçiç kishte anuluar takimet e planifikuara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës me këshillën e mjekëve.
Fjalimi i paralajmëruar i Vuçiçit në konferencën dy-ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg- një hap drejt tregut të përbashkët të BE”, i cili fillon sot në Novi Sad, gjithashtu u anulua.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të arrijë në Serbi këtë pasdite si pjesë e një turneu në Ballkanin Perëndimor, ku sipas njoftimit ajo duhet të takohet me Presidentin Vuçiç.