Vuçiq bindur se do të dalë fitues në zgjedhje

17:09 | 03 April 2022

Në Serbi sot janë mbajtur zgjedhjet.

Pasi që dha votën e tij, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se zgjedhjet nuk janë një lojë.

Presidenti aktual i Serbisë u shpreh i bindur në fitore dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive, siç tha ai për të garantuar një të ardhme me rritje ekonomike dhe paqe.

“Sot është një ditë e rëndësishme. Zgjedhjet janë një çështje serioze dhe ato nuk janë një lojë, e shteti nuk është një lodër”, tha Vuçiq.

Poashtu Vuçiq tha se ka besim që do të ketë pjesëmarrje të madhe pasi njerëzit do të duan të tregojnë jo vetëm vendosmërinë e tyre, por edhe të zgjedhin të ardhmen për veten, prindërit, fëmijët dhe të dashurit e tyre.

“Mendoj se qytetaret do të zgjedhin vazhdimin e progresit ekonomik dhe faktin që Serbia të jetë mes atyre vendeve që kanë rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë”, përfundoi ai.

Komento: