Vuçiq dhe Erdogan ‘trashin’ miqësinë, ja çka ndodhi mbrëmë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vuçiq dhe Erdogan ‘trashin’ miqësinë, ja çka ndodhi mbrëmë

12:28 | 09 Shkurt 2019

Janë shpeshtuar komunikimet mes Aleksandar Vuçiqit dhe Recep Tayp Erdogan.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Turqisë Recep Tayp Erdogan, në bisedën e gjatë të zhvilluar mbrëmë kanë folur për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe i kanë cilësuar ato shumë të mira si në plani politik ashtu dhe në atë ekonomik, transmeton Koha.

Siç njofton gazeta e Beogradit “novosti”, Vuçiqi e ka ftuar Erdoganin që ta vizitojë Serbinë sa më shpejt që të jetë e mundur ndërsa e ka falënderuar për investimet që Turqia po i bën në vendin e tij.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur kënaqësinë që këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve vjet ka qenë mbi 1 miliard euro.

“Turqia do të bëjë çdo gjë jo vetëm t’i mbajë këto marrëdhënie në këtë nivel, por edhe t’i avancojë marrëdhëniet shumë miqësore me Serbinë”, citohet të ketë thënë Erdogan gjatë kësaj bisede.

Komento: