Vuçiq dhe Palmer flasin për Kosovën në një bisedë telefonike

22:13 | 16 September 2019

Vuçiq dhe Palmer bisedë telefonike, flasin për Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Gjatë kësaj bisede, Vuçiq i ka thënë zyrtarit amerikan se Serbia do të angazhohet për një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm në raport me Kosovën.

Siç njofton B92, përcjell Telegrafi, Vuçiqi ka përsëritur se do të vazhdojë të angazhohet për arritjen e një kompromisi të vërtetë e të qëndrueshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke mbështetur interesat e serbëve të atjeshëm, sikurse edhe për ruajtjen e interesave shtetërore e nacionale të Serbisë.

Sipas mediave serbe, bashkëbiseduesit janë pajtuar që të zhvillojnë një takim gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Vuçiq dhe Palmer diskutuan edhe për gjendjen e përgjithshme në rajon dhe janë pajtuar, se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e një rëndësie thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik të rajonit.

Komento: