Vuçiq: Dialogi do të rifillojë në dhjetor

09:36 | 21 August 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se dialogu do të rifillojë në fillim të dhjetorit.

Këtë e ka thënë pas takimit me sekretarin e shtetit amerikan, Mike Pompeo.

I pyetur nëse Beogradi dhe Prishtina janë më afër vazhdimit të dialogut, Vuçiq tha se kjo vështirë se mund të pritet para zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë.

Vuçiq po ashtu mbrëmë ka thënë se Serbia e ka mbështetjen e SHBA-së kur bëhet fjalë për heqjen e tarifave dhe vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë i kërkova administratës amerikane të përpiqet, edhe pse ka bërë përpjekje deri më tani, të ushtrojë një ndikim edhe më të fortë te shqiptarët e Kosovës për të hequr tarifat e vendosura për ne një vit më parë. Nuk ka dyshim që ne kemi përkrahje të SHBA-së në këtë drejtim, sepse ata, ashtu si ne, mendojnë se është e rëndësishme të vazhdohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës “, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Komento: