
Takimet në Washington e Bruksel – Vuçiq diskuton me Merkel.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar bisedë telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel.
Sipas tij, çështje kryesore e bisedës – ishin takimet e ardhshme në Washington e Bruksel.
Ndryshe, pala kosovare dhe ajo serbe do të takohen me 4 shtator në Shtëpi të Bardhë.
Delegacioni i Kosovës që do të përballet me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në një takim ku i pranishëm mund të jetë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është nisur mëngjesin e ditës së sotme për në Uashington