Vuçiq: Do të jetë e vështirë, por do të luftojmë për Trepçën

14:57 | 06 August 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia do të luftojë për Minierën e Trepçës.

“Serbët në Kosovë e sinë që do të jetë e vështirë çdo betejë për ruajtjen fizike të Termoelektranës në Zveçan apo Liqenit të Gazivodës, sikurse edhe Minierën e Trepçës, sikurse edhe minierat tjera të vogla, veçanërisht në Leposaviq”, ka thënë Vuçiq, transmeton Klankosova.

“Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të luftojmë sepse nuk ka tjetër alternativë. Ata [serbët] e dinë se jemi me ta dhe do t’i ndihmojmë në të gjitha mënyrat”.

Komento: