Vuçiq: Do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

11:43 | 23 Gusht 2023
vuciq:-do-te-kerkoje-nje-seance-urgjente-te-keshillit-te-sigurimit-te-okb-se-per-kosoven

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia do të kërkojë që para mbledhjes së rregullt të tetorit të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të rritjes së presionit ndaj serbëve në Kosovë.

Vuçiq ka bërë të ditur se sot do të ketë një takim me serbët e Kosovës dhe të ashtuquajturën Zyrën për Kosovë në Beograd.

Sipas Vuçiqit, arsyeja e takimit është presioni i tmerrshëm ndaj serbëve në Kosovë dhe provokimet e vazhdueshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ne zgjedhim momentin më të mirë, kush kryeson kur dhe kush është prezent. Kur të na përshtatet do të kërkojmë që seanca të mbahet në një të ardhme shumë të afërt, tha Vuçiq.

Ai tha se për një vit e gjysmë është nën presion të përditshëm që Beogradi të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe Serbia të ndryshojë politikën e saj./FrontOnline/

 

Komento: