Vuçiq: Do të refuzoj të takohem me Trumpin nëse më kërkojnë ta njohë Kosovën

11:24 | 29 Gusht 2020

Me 4 shtator pala kosovare dhe ajo serbe do të takohen në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se do të refuzojë të takohet me presidentin amerikan Donald Trump nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë që Serbia të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë teksa ka treguar se ka marrë agjendën zyrtare të takimit në Ëashington dhe se në atë agjendë është “një pikë e papranueshme”, shkruan nedeljnik.rs, transmeton Express.

“Nëse do të më ofrohet një takim bilateral me presidentin e SHBA’së unë do të jem presidenti i parë i Serbisë që do të refuzojë”, ka thënë Vuçiq, teksa është pyetur nëse do t’i kërkohet njohja e Kosovës nga Amerika.

Megjithatë kreu i shtetit serb nuk ka pranuar që të jap më shumë detaje rreth “pikës së papranueshme”.

Tutje Vuçiq ka thënë se do të mbrojë interesin e Serbisë pavarësisht se në çfarë presioni do të gjendet.

Komento: