Vuçiq e pret sot në zyre Listën Serbe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vuçiq e pret sot në zyre Listën Serbe

09:03 | 24 Maj 2019

Serbët e Kosovës i shkojnë sot Vuçiqit në zyrë.

Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesit politik të serbevë nga Kosova.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesit politik të serbevë nga Kosova për të biseduar për “hapat që duhet të merren në pajtim me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb dhe përfaqësuesit e institucioneve nga Serbia”, thuhet në njoftimin nga kabineti i Vuçiqit

Tema kryesore mund të jetë rezultati i zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës me shumicë serve ku kanë shënuar fitorë të thella kandidatët e Listës Serbe

Menjëherë pas shpalljes së fitores së tyre, duke paralajmëruar takimin me Vuçiqin, drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se do të bisedohet edhe për “masat e mundshme kundërshtuese ndaj Prishtinës”, marrë parasysh se kanë kaluar gjashtë muaj prej kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake

Pas takës, përfaqësuesit e Listës Serbe ishin larguar nga të gjitha institucionet në Kosovë, duke dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në veri të vendit dhe është ndërprerë dialogu mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!