Vuçiq e priti në zyrë familjen nga Hoça e Madhe, të cilës Kosova ua konfiskoi 42 mijë litra verë

18:32 | 12 December 2022

Kosova ua konfiskoi 42 mijë litra verë, Vuçiq e priti në zyrë familjen nga Hoça e Madhe.

Kosova ua konfiskoi 42 mijë litra verë, Vuçiq e priti në zyrë familjen nga Hoça e Madhe

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në zyrat e tij familjen Petroviq nga Hoça e Madhe e Rahovcit, të cilës iu konfiskuan 42 mijë litra alkool.

Sipas Doganës e Kosovës gjatë realizimit të një kontrolle rutinore në shitoren e pijeve alkoolike javën e kaluar ka gjetur se aty operohej edhe me prodhimin e pijeve pa autorizim përkatës, që është në kundërshtim me normat përkatëse të Kodit Doganor dhe Akcizave.

“Personi gjithashtu nuk ka të regjistruar aktivitetin as si biznes në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve dhe rrjedhimisht nuk përfill kërkesat e raportimit të entit përkatës pêr mbikëqyrje të prodhimtarisë së verërave”, kishte njoftuar para katër ditësh Dogana e Kosovës

Petar Petkovic I cili postoi për këtë takim të shefit e tij tha se “Kjo familje punëtore serbe e ka në traditë e saj prodhimin e verës që nga viti 18 e shek.

Vuçiq i tha kryefamiljarit se shteti do të gjejë një mënyrë për ta ndihmuar.

“Trimat si ky janë mbrojtësi i ekzistencës serbe në Kosovë e Metohi dhe për ne është e rëndësishme që ata të jenë të bindur se në të gjitha fatkeqësitë Serbia do të jetë pranë tyre”, tha ai.

Komento: