Vuçiq e quan lajm të mirë ngritjen e aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit

13:53 | 26 Qershor 2020

Vuçiq: Ngritja e aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit është lajm i mirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka quajtur lajm të mirë ngritjen e aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai ka thënë, siç raporton Tanjug, se janë kryer kr.ime kundër serbëve në Kosovë.

“Duhet të theksohet se Zyra e Prokurorit Special dhe gjykata janë krijuar sipas ligjeve të Kosovës”, është shprehur Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se pret që të hënën ose të martën të mësohet data e re e vazhdimit të dialogut.

“Unë nuk ngarend. Prishtina është njoftuar për datën edhe ne poashtu dhe na është thënë të mos flasim. E di datë, por si njeri i normal nuk mund të bëjë publike diçka që është punë e BE-së dhe anëtarëve individual, Francës dhe Gjermanisë” ka thënë Vuçiq para reporterëve në Bruksel.

Komento: