Vuçiq falënderon Bjellorusinë për avionët bombardues dhe Kosovën

14:45 | 22 June 2019

Bejllorusia është falënderuar nga Aleksandar Vuçiq për mosnjohjen e Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në takimin presidentin e Bjellorusisë Alaksandar Lukashneko ka thënë se Serbia nuk do ta harrojë kurrë vizitën e tij në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s.

“Më duket se ia kam dalë t’ia sqaroj pozicionin e Serbisë detajisht pos falënderimit të zakonshëm që Bjellorusia s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Gjendem në vendin mik”, citojnë medie serbe të ketë thënë Vuçqi pas takimit me Lukashenkon.

Ka treguar se presidentin bjellorus e ka njoftuat me bisedat rreth Kosovës derisa e ka dhënë me plot gëzim lajmin se Lukashenko do ta vizitojë së shpejti Serbinë, transmeton Koha.

“Serbia nuk mund ta harrojë kurrë vizitën e Lukashenkos në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s ndërsa e kam falënderuar në mënyrë të veçantë për katër migët (avion bombardues rus) që na i ka dhënë Bjellorusia”, ka thënë Vuçiq.

Komento: