Vuçiq flet para takimit: Do të jemi në pozitë të vështirë

23:00 | 28 April 2019

Vuçiq thotë se do të jenë në pozitë gjithnjë e më të vështirë rreth Kosovës.

Berlin do të bisedojmë për të ardhmen evropiane, shpresoj se do të ketë sinjale pozitive, ndërsa më së shumit do të flitet për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës”, ka thënë sonte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para takimit që e kanë ftuar kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, transmeton Koha.

“Do të jemi në pozitë gjithnjë e më të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën. Kam luftuar për korrigjim kufijsh, tash e di se për këtë nuk do të luftojmë. Ndoshta unë do ta kem më lehtë, por Serbia do ta ketë më vështirë. Nëse dikush mendon se nesër do të ndodhë diçka, ajo nuk do të ndodhë. Takimi shërben për uljen e pasioneve. Besoj në forcën e Angela Merkelit, ajo gjithmonë i ka ndihmuar Serbisë, edhe pse në disa gjëra nuk pajtohemi. Macroni është shumë i zoti, besoj se do të vijë me ide të mira”, citon gazeta e Beogradit “blic” të ketë thënë Vuçiq.

“Delegacioni ynë është i vetmi në Berlin që do të flasë kundër pavarësisë së Kosovës”, ka përfunduar ai.

Komento: