Presidenti i Serbisë, Aleksaner Vuçiq foli pas takimit që pati me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Vuçiq tha se i ka thënë Mogherinit që pa u hequr taksa nuk ka dialog
“I thashë Mogherinit se nuk ka vazhdim të dialogut pa e hequr taksën. Nuk do të ketë dialog mes nesh dhe shqiptarëve, nëse nuk e heqin taksën. Ju nuk do ta shihni këtë film ”, tha presidenti serb.
“Ata e mbajtën atë gati për gjashtë muaj. Ne biseduam për çështje bilaterale, çështje të rëndësishme. Ne biseduam për problemet e eksportit të çelikut por është e sigurt se ekonomia serbe është duke ecur para me hapa të mëdha.”, u shprehë presidenti i Serbisë.
Ndërsa sa i përket samitit, ai tha se nuk pret diçka e madhe të ndodhë.
“A do të kemi sukses në të ? Nuk jam optimist.”, tha Vuçiq.