Vuçiq flet për Platformën e Dialogut, e quan kërcënim

14:16 | 08 Mars 2019

Platforma për Dialogun është parë si kërcënim, të tillë e ka konsideruar Presidenti i Serbisë. Aleksandër Vuçiq.

Pas takimit që ka pasur me diplomatin amerikan, David Hale, Aleksander Vuçiq, ka vazhduar takimet e tij me qytetarë në kuadër të fushatës së tij për të “Ardhmen e Serbisë”.

Edhe në këto takime ai ka folur për platformën e votuar të enjten në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke thënë se ajo tregon që shqiptarët janë kundër vazhdimit të dialogut.

Vuçiq ndërkohë kundër kësaj platformë ka paralajmëruar një reagim të ashpër dhe serioz të Serbisë, në shërbim të ruajtjes së sovranitetit të shtetit serb.

“Ne do ta ruajmë edhe Serbinë, por edhe interesin e serbëve, nuk jemi të frikësuar nga kërcënimet e tyre, as nga përkrahësit e tyre”, ka thënë Vuçiq, shkruan tanjug.

Presidenti serb u ka bërë thirrje ndërkohë atyre që po e mbështesin Republikën e Kosovës të mendojnë se sa afër katastrofës është situata, nëse Kosova vazhdon të ndërmarr veprime të papërgjegjshme .

Ndërkohë sipas tij, Prishtina me hartimin e asaj platforme e ka ‘mbështetur Serbinë për muri’, megjithatë sipas tij Beogradi nuk do të qëndroj duarkryq dhe do të vazhdojë të mbrojë territorin e vet.

“ Që kur e kanë hartuar platformën më të keqe për dialogun, ne jemi në mes të asgjësë. Tani nuk kemi ku të shkojmë, por ja ku jemi, do të vazhdojmë ta ruajmë vendin tonë”, ka përfunduar kreu i shtetit serb.

Komento: