Vuçiq flet për zgjedhjet në veri të Kosovë, tregon se kush vendos për to

16:00 | 09 April 2019

Kreu i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se për zgjedhjet në veri të Kosovës vendosin përfaqësuesit e serbëve.

Një ditë pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, papritmas shpalli zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, vjen edhe reagimi zyrtar i Serbisë.

Përmes një deklarate për media në Mostar, ku ndodhet për vizitë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se vendimin për pjesëmarrje në ato zgjedhje do ta marrin “përfaqësuesit e njëmendtë politikë të serbëve”, porse është i sigurt se ata “dëshirojnë të dëgjojnë edhe mendimin tonë”, raporton KoSSev, transmeton Koha.

Vendimin do ta marrin në konsultim me përfaqësuesit ‘e njëmendtë’ politikë serbë, ndërsa ka paralajmëruar se “pret që shumëkush do të përpiqet të ushtrojë ndikim në Republikën e Serbisë që të heqim dorë nga kërkesa jonë për heqjen e taksës”, citohet Vuçiq.

“Nesër do të kemi bisedime të gjata me përfaqësuesit e vërtetë të serbëve nga Kosova e Metohija, me ata që përfaqësojnë popullin, dhe jo me ata që përfaqësojnë veten dhe askënd tjetër dhe presim që me përfaqësuesit e popullit serb të Kosovës e Metohisë të marrim vendim”, ka deklaruar ai.

Komento: