
Kosova ka buxhetin me rritjen më të shpejtë të ushtrisë dhe policisë, i cili nuk mund të ekzistojë sipas ligjit ndërkombëtar dhe Rezolutës 1244. FSK-ja po transformohet në përputhje me planin e SHBA-së dhe duhet të arrijë në 5500 me rezerva të mundshme prej 20.000, kjo është arsyeja pse është duke u shqyrtuar shërbimi i detyrueshëm ushtarak, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiq në një vizitë në Qendrën Operative të Shërbimit të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake, transmeton FrontOnline.
Presidenti i Serbisë deklaroi se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk parasheh ekzistencën e ushtrisë së Kosovës, por se përkundër kësaj, Kosova me ndihmën e SHBA-ve po ndërton ushtrinë e saj.
“Është e rëndësishme që neni 9 i Rezolutës 12 44 parasheh çmilitarizimin e UÇK-së dhe grupeve të tjera të armatosura të shqiptarëve të Kosovës. Sipas Rezolutës, nuk guxon të ketë grupe shqiptarësh të armatosur dhe ata kanë krijuar një ushtri për ta. Dhe ata vazhdojnë t’ia dalin”, u tha Vuçiq gazetarëve.
Ai po ashtu deklaroi se Serbia nuk është aq e fortë sa të ndryshojë qëndrimin e tyre, por se mund t’i tregojë botës se “si një guralec në këpucë”, edhe nëse e vërteta i thumbon se po shkelin brutalisht normat juridike ndërkombëtare.
“Ata nuk janë të interesuar për këtë. Dhe kur thonë se janë të interesuar për të, gënjejnë. Ata nuk janë të interesuar dhe nuk do të interesohen, interesohen vetëm për interesat e tyre dhe asgjë më shumë”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se megjithatë nuk është ngushëllim që përveç njerëzve në Serbi që e dinë këtë, një numër në rritje i njerëzve në botë po e marrin vesh.
Por nga e vërteta nuk mund të ikësh”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë tha se deklaratat e zyrtarëve kosovarë tregojnë se Kosova synon të heqë çdo gjurmë të Serbisë në territorin e Kosovës, por edhe të largojë popullin serb./FrontOnline/