Vuçiq ‘godet’ Presidentin serb, ja si e quan atë

15:30 | 22 Shkurt 2019

Deputet i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka bërë një deklaratë rreth veprimeve të Vuçiqit.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht emrit që mbajnë, gjuhës që flasin e religjionit që e besojnë, janë të barabartë e gëzojnë të drejta të barabarta. Republika e Kosovës nuk do të përndjekë por do të përfshijë e integrojë”, shkroi Ymeri përmes një statusi në Favebook.

Ai ka shtuar se Vuciq duhet të dëshmohet në demokratizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve brenda Republikës së Serbisë, duke filluar nga plotësimi i kritereve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Serbisë (sidomos kapitujt 23 dhe 24) dhe jetësimin e tri marrëveshjeve që i ka firmosur Qeveria e Serbisë për Luginën e Preshevës, me prani ndërkombëtare.

“Protestat nëpër Serbi dhe të gjitha të dhënat e organizatave të besueshme për të drejtat e njeriut po flasin mjaftueshëm për pushtetin e tij. Në vend se t’i vajtojë dhe t’i keqpërdorë serbët e Kosovës për interesat e pushtetit të tij në Beograd, Aleksandër Vuçiqi të vjen në tavolinën e negociatave në Bruksel, për ta trajtuar gjendjen dhe pozitën e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Le ta krahasojmë aty pozitën kushtetuese dhe ligjore, si dhe gjendjen shoqërore, të minoriteteve në Serbi dhe në Kosovë. Të serbëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Serbi”, përfundoi Ymeri.

Komento: