Vuçiq: I detyrohem një kërkim falje Gjermanisë, ata dëshmuan se nuk po fshehin informacione për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

12:28 | 23 Gusht 2023
vuciq:-i-detyrohem-nje-kerkim-falje-gjermanise,-ata-deshmuan-se-nuk-po-fshehin-informacione-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se u ka borxh gjermanëve një falje, sepse kemi marrë garanci dhe dëshmi nga shërbimet e tyre se nuk po fshehin informacione lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“U detyrohem gjermanëve një falje, ne kontrolluam dhe folëm me pjesëtarët e shërbimit gjerman në 20 ditët e mëparshme, nga pretendimet e Bratislava Gashiqit se po mbulonin vrasësit në rastin e Oliver Ivanoviqit, morëm garanci dhe dëshmi se ata nuk janë duke e fshehur këtë informacion”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Në emrin tim, kërkoj që ta pranojnë faljen, tha Vuçiq.

“Ne mendojmë se në vazhdimin e veprimeve tona me atë rast dhe për atë çështje, shpresoj se do të arrijmë rezultate konkrete”, ka shtuar Vuçiq./FrontOnline/

Komento: