Vuçiq i jep urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë

15:01 | 26 May 2023

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka thënë sot se presidenti Aleksandar Vuçiq u ka dhënë urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë.

Vuçeviq theksoi më tej se me të marr urdhrin Ushtria e Serbisë ka nisur aktivitetet e saj.

“Është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt vijës administrative me Kosovën”, është shprehur ministri serb.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës është tensionuar pasi qytetarët serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e komunave.

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani theksoi sot se Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin.

Komento: