Vuçiq i lutet sheikut të Emirateve ta ndihmojë rreth Kosovës

23:45 | 11 Dhjetor 2018

Serbia është e vendosur që të troket në çdo derë për të kërkuar mbështetje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka thënë princit trashëgimtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikut Mohamed bin Zajed al Nahjan, se vënia e taksës së Kosovës ndaj mallrave të Serbisë si dhe formim i Ushtrisë së Kosovës bëjnë shqetësim të madh të Serbisë për serbët në Kosovë.

Ai, siç njofton kumtesa nga kabineti i tij që e përcjellin medie të Beogradit, e ka lutur sheikun Al Nahjanin që “me ndikimin e vet në qarqet e ndryshme ndërkombëtare të sigurojë përkrahje për zgjidhjen paqësore të këtyre problemeve me Kosovën”, transmeton Koha.net.

Në kumtesë shtohet se bashkëpunimi i Serbisë me EBA-në është shumë i rëndësishëm ndërsa është shfaqur kënaqësi me realizimin e projekteve të Emirateve në kryeqytetin e Serbisë, Beogradin.

Komento: