Kreu i shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk kanë se çfarë të bisedojmë me Kosovën pa heqjen e taksës.
Vuçiq, edhe një herë e ka ripërsëritur se shteti i tij nuk do të bisedojë me Kosovën pa heqjen e taksës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme ka thënë se nuk është optimist që Kosova do ta heq taksën.
Siç shkruan “B92”, transmeton lajmi.net, Vuçiq po ashtu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ai ka këmbëngulur në mospezullimin e taksës.
Sipas Vuçiqit, edhe pse SHBA-të dhe BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës për heqjen e taksës për shkak se kjo ndikon në dialogun Kosovë-Serbi, Qeveria e Kosovës vazhdon ta mbajë në fuqi këtë taksë.
“Unë nuk jam optimist për zhvillimin e mëtejshëm të situatës”, u shpreh Vuçiq, transmeton më tutje lajmi.net.
Sipas tij, nuk është fajtore Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për këtë situatë, por Vuçiq shtoi se nuk kanë çfarë të bisedojnë me Kosovën përderisa nuk ka tregti të lirë.
“Nuk është faji i Mogerinit, ajo nuk ka bërë asgjë, por është në nervozizmin e tyre. Unë jam ai që mendon se nuk ka kuptim të flasim për disa gjëra më të rëndësishme nëse nuk kemi rrjedhën e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Për çka po flasim?”, u shpreh Vuçiq.
Vuçiq po ashtu ka thënë se vendosja e taksës nga Kosova, është problemi më i madh për të, por që sipas tij, kjo është edhe një sfidë mjaftë e vështirë dhe një makth i papërgjegjësisë së politikanëve kosovarë.
Ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërmarrë asnjë masë tjetër ndaj Kosovës, pasi që sipas tij, Serbia është e përkushtuar që të ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon.