Vuçiq i reziston presionit ndërkombëtar, ja çfarë thotë për dialogun – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vuçiq i reziston presionit ndërkombëtar, ja çfarë thotë për dialogun

18:42 | 29 Dhjetor 2018

Aleksandar Vuçiq, nuk do ta vazhdojë dialogun me Kosovën derisa të hiqet taksa.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se asnjë presion nuk mund ta rikthejë Serbinë në tavolinën e bisedimeve me Kosovën, pa hequr taksën ndaj produkteve serbe.

Vuciq thotë se nuk i vazhdon negociatat, edhe nëse këtë ia kërkon presidenti amerikan, Donald Trump.

Vuciq ka thënë sot se do t’i rezitojë secilit presion ndërkombëtar dhe nuk do të vazhdojë dialogun me Kosovën, pa u hequr taksa që Qeveria kosovare ia ka vënë produkteve që importohen nga Serbia, shkruan Bloomberg.

“Nuk ka forcë në botë, e as ndonjë njeri në botë, që mund të më detyrojë të flasë për diçka derisa të mos tërhiqen taksat, madje as thirrja personale e Trumpit”, ka thënë Vuciqi para gazetarëve, transmeton GazetaExpress.l

Trump u ka dërguar gjatë dhjetorit letra Thacit e Vuciqit, ku ka shkruar se pasi të arrijnë marrëveshjen Kosova e Serbia, në Shtëpinë e Bardhë do të priten dy liderët.

Ndërkaq, Kosovës i kanë kërkuar të gjitha instancat ndërkombëtare për ta hequr taksën ndaj Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar t’i bindet këtyre kërkesave dhe kjo ka çuar në një përplasje të ashpër të tij me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evriopian, Federica Mogherini.

Agjenca amerikane e lajmeve “Bloomberg” shkruan se Kosova ka vënë taksën si kundërpërgjigje ndaj fushatës së ashpër të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Komento: