Vuçiq ia bën me dije Thaçit: Serbia e gatshme për dialog – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vuçiq ia bën me dije Thaçit: Serbia e gatshme për dialog

17:12 | 16 Shkurt 2019

Gjermania ka mbledhur liderët botëror.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Munih me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

Gjatë një bisede mes tyre ku i pranishëm ishte edhe komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, Vuçiq tha se Serbia nuk ka kushtëzime për dialogun.

“Marrëveshja e përbashkët duhet të jetë e barabartë, jo njëra anë të merr diçka e tjetra asgjë .Nuk kemi bërë kushtëzime, tani e kemi edhe tarifën që na keni vendosur”, tha ai.

Sipas Vuçiq, humbjet e Serbisë nga kjo tarifë kanë arritur deri në 45 milionë euro në muaj.

Vuçiq tutje shtoi se sipas tij Thaçi e di se Serbia është e gatshme të dialogojë në çdo moment dhe siç thotë ai Serbia i respekton interesat e shqiptarëve.

“45 milionë euro i humbën në muaj. Ne nuk duam me askënd tjetër të bëjmë dicka të tillë. Thaçi e di se unë jam i gatshëm për të biseduar çdo herë. Ne i respektojmë interesat e shqiptarëve, mirëpo kemi edhe interesat tona”, tha Vuçiq.

Komento: