Vuçiq ia kujton Mogherinit kushtin për fillimin e dialogut

17:37 | 19 Dhjetor 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e mbështet për ‘muri’ përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinin duke ia kujtuar se dialogun mund ta vazhdojnë kur Kosova ta heqë taksën.

Vuçiq, ia ka përsëritur edhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit, atë që Serbia nuk do të vazhdojë dialogun, derisa Republika e Kosovës të tërheqë vendimin për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, transmeton Gazeta Express.
Presidenti serb, ka thënë se Serbia dhe Kosova janë shumë larg arritjes së një zgjidhjeje.

“Ne jemi larg zgjidhjes, ende nuk e kemi zgjidhur problemin me taksën. Unë besoj dhe shpresoj se këto taksa do të hiqen shumë shpejtë. Nëse hiqet taksa atëherë rruga drejt dialogut është e hapur”, ka thënë Vuçiq në takimin me Mogherinin, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Ai ka treguar se e ka parë edhe presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, në Bruksel, por thotë se nuk kanë e kanë folur asnjë fjalë ndërmjet vete.

Vuçiq ka folur edhe për letrën që presidenti Amerikan, Donald Trump, ka dërguar në adresë të presidentit Hashim Thaçi, e në të cilën flitet për arritjen e një marrëvshje historike Kosovë-Serbi.

“Letra e Trumpit flet për tri gjera. Së pari SHBA është e interesuar për të zgjidhur problemin e Kosovës, përmes një lloj kompromisi. Së dyti ajo përfshinë Trumpin për herë të parë dhe të qartë në këtë çështje, dhe e treta, do të thotë që kemi hyrë në fazën përfundimtare, gjëra me të cilat unë nuk mund të pajtohem plotësisht”, ka thënë presidenti serb.

Komento: