Vuçiq: Insistova për Asociacionin por Kurti refuzoi, do të takohemi prapë me 18 mars

20:27 | 27 February 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mediat pas takimit trepalësh, duke thënë që ishte një takim shumë i vështirë.

Tutje, Vuçiq para mediave tha që ai ka insistuar për zbatimin e marrëveshjes së asocicacionit, por që sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar.

I njëjti deklaroi se pritet që takimin e radhës ta zhvillojmë më 18 mars.

“Do të takohemi prapë me datën 18. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin”, tha ndër tjerash Vuçiq.

Takimi trepalësh Kurti-Borrell-Vuçiq nisi nga ora 17:15, për të vazhduar gati tre orë.

Paraprakisht, Borrell priti kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në takime ndaras.

Në takimet ndaras një orëshe, Borrell ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i Evropës për Dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa në ndërtesën e BE-së në Bruksel ndodhej edhe I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Komento: