Vuçiq ju lutet serbëve: Mos shkoni në ushtrinë e Kosovës

16:04 | 22 Shkurt 2019

Aleksandar Vuçiq ka porosit serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me serbë të Kosovës, ka deklaruar se serbët e këtij vendi nuk duhet të shkojnë në Ushtrinë e Kosovës.

„I kam lutur serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës dhe të mendojnë pse është formuara ajo, cilat janë nevojat dhe qëllim e atyre që e kanë formuar“, citon “danas” të ketë thënë Vuçiq duke shtuar “se na duhet vetëm edhe një konflikt serbo-serb “.

Sipas fjalëve të tij, serbë në Anamoravën e Kosovës kanë presione të mëdha që t’i bashkohen kësaj Ushtrie dhe ka shfaqur shpresën se ata do t’iu rezistojnë presioneve , transmeton Koha. net.

Ai ka shfaqur shpresën se Kosovën do ta vizojë pasi të ulen tensionet.

Vuçiq ka treguar se serbët janë ankuar se u mungojnë mallrat serbe në Shtërpcë e Graçanicë pas vënies së taksës.

„Do të shohim si do ta zgjidhim këtë e bota të bëjë preson tek i përkëdheluri i tyre, ndërsa të gjejmë mënyrë e rrugë si ta furnizojmë popullin tonë”, ka përfunduar Vuçiq.

Komento: