Vuçiq: Kam folur me Lajçakun, siguria e serbëve ka qenë tema kryesore në takimin në Bruksel

12:20 | 12 Shtator 2023
vuciq:-kam-folur-me-lajcakun,-siguria-e-serbeve-ka-qene-tema-kryesore-ne-takimin-ne-bruksel

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se të enjten, në vazhdim të dialogut në Bruksel, një nga temat kryesore do të jetë siguria e serbëve në Kosovë.

Këtë e tha Vuçiq në Nish, gjatë një vizite për fillimin e punimeve të ndërtimit në fabrikën e kompanisë austriake Palfinger, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse do të insistonte në kërcënimin e sigurisë së serbëve në Kosovë, duke qenë se dje ka ndodhur një tjetër sulm rrahja e një të riu serb nga Graçanica, si dhe është djegur shtëpia e të kthyerve në komunën e Vushtrrisë.

Presidenti i Serbisë thotë se për këtë tashmë ka biseduar me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

“Gjithçka që mund të them për këtë është se tashmë kam biseduar me Lajçakun dhe e kam vënë në dukje atë problem. Kjo do të jetë tema kryesore të enjten”, tha Vuçiq.

Pretendohet se tre shqiptarë të panjohur e kanë rrahur Strahinja Petroviqin nga Graçanica të dielën në mbrëmje, rrugës për në fshatin Dobrotin, jo larg Lipjanit dhe për rastin është raportuar në Policinë e Kosovës.

Presioni mbi të kthyerit vazhdon, kështu që shtëpisë së familjes Janaçkoviq në Novo Selo Mađunsko, afër Vushtrrisë, i është djegur për të tretën herë./FrontOnline/

Komento: