Vuçiq kërkon kompromis për çështjen e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vuçiq kërkon kompromis për çështjen e Kosovës

11:19 | 06 Janar 2019

Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka thënë se kompromisi do të jetë fitore, përderisa ka shtuar se Kosova nuk duhet të mbetet pa serbë.

Vuçiq mori pjesë në edicionin festiv të krishtlindjeve ‘Kurira’. Vuçiq foli edhe për kompromisin në dialogun me Kosovën me Serbinë.

“Kompromisi në politikë nuk është një humbje por një fitore” u shprehë ai.

Pastaj vazhdoi duke thënë se e di që serbët nuk do ta pranojnë këtë por pati një mesazh për ta.

“E them këtë, edhe pse e di që serbët nuk do ta pranojnë . Nuk do ta pranojnë sepse është më lehtë të jetosh në mitë dhe lavdërime sesa në realitet. Ne duhet të ndryshojmë shumë”, vazhdoi Vuçiq.

Në fjalim kritikoj ata që mbështesin një konflikt të ngrirë me Kosovën.

Tutje ai tregoi se cili është qëllimi dhe detyra e tij në Kosovë.

“Detyra jonë është të parandalojmë që Kosova të mbetet pa serbë”, u shpreh ai.

Komento: