Vuçiq kërkon nga ushtria serbe të jetë në gjendje gatishmërie për luftë

08:42 | 28 May 2019

Aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, ka alarmuar Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar të gjitha njësitet e Ushtrisë së Serbisë të jenë në gjendje gatishmërie për një intervenim të mundshëm në Kosovë.

Mediat serbe raportojnë se reagimi i tij vjen pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës që raportohet se kanë prangosur disa pjestarë serbë të policisë në Mitrovicë, Zubin Potok dhe komuna tjera në veri të vendit.

Vuçiq ka reaguar menjëherë duke ngritur ushtrinë në gjendje gatishmërie për ndonjë intervenim të mundshëm në Kosovë.

Komento: