Vuçiq komenton mospajtimet Thaçi- Haradinaj

15:32 | 30 April 2019

Aleksander Vuçiq ka thënë se mospajtimet Thaçi-Haradinaj janë lojëra për të marrë më shumë vëmendje.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq thotë se ka mbetur ‘gojëhapur’ me ato që kanë deklaruar Thaçi e Haradinaj në Samitin e Berlinit. Ai thotë se Prishtina ‘erdhi në Berlin me rekomandime dhe jo se si të hiqet taksa’.

“Ata erdhën kështu para Evropës dhe nuk folën për heqjen e taksës. Nuk folën sepse me siguri dikush është duke i mësuar të veprojnë kështu, pra të mos pranojnë heqjen e taksës’, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

I pyetur lidhur me shkrimin e Neë York Times se “Evropa ka më shumë punë se si t’i pajtojë figurat politike në Prishtinë, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj sesa Kosovën dhe Serbinë”, Vuçiq ka thënë se ‘u pa nga çdokush cirku që bënë Thaçi dhe Haradinaj në Berlin’.

“Mendoj se kjo është edhe një lojë e tyre, ata gjithmonë thonë se kanë pikpamje të ndryshme në mënyrë që të marrin më shumë vëmendje nga Evropa dhe bota”, thotë Vuçiq.

“Më falni, çka duan ata në të vërtetë nga Serbia, na tregoni dhe Serbia do t’ua plotësojë të gjitha dëshirat? Rrëfimi juaj? Si do të jetë njohja juaj”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Ai ka thënë se delegacioni serb, ka takuar të gjithë në Berlin, sepse ‘është në kulturën e tyre evropiane’.

“Ne poashtu kemi takuar Mogherinin, respektojmë Merkelin dhe Macronin, është e rëndësishme për ne të sjellemi me respekt sepse jemi në rrugën tonë evropiane”, ka thënë ai.

Komento: