Vuçiq kritikon ashpër BE, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vuçiq kritikon ashpër BE, kjo është arsyeja

23:09 | 01 Qershor 2019

Aleksander Vuciq,po thotë se Kosova nuk po e respekton marrëveshjem e Brukselit.

Presidenti serb Aleksander Vucic ka kritikuar ashpër Bashkimin Europian. Vuçiç thotë se Kosova nuk po respekton Marrëveshjen e Brukselit dhe se blloku po hesht.

Beogradi është shokuar nga mungesa e reagimit të Bashkimit Evropian për gjoja refuzimin e Prishtinës që të implementojë marrëveshjen.

“Ne jemi të shokuar që Bashkimi Evropian nuk është përgjigjur deklaratës së Hashim Thaçit. Ai tha se Prishtina nuk do të veprojë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit. Ne pritëm 24 orë dhe asgjë nuk ndodhi”, tha Vucic.

Presidenti Thaçi kishte thënë se nuk do lejohet formimi i asosacionit me komuna shumicë serbe në Kosovë, gjë që ishte paraparë në Marrëveshjen e Brukselit. Ai tha se nuk do bëntë lëshime tjera në këmbim të vizave.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar me 19 prill të vitit 2014. Dokumenti që përfshin 15 paragrafe kryesisht merret me delegimin e fuqive tek komuniteti serb në Kosovë.

Gjithsesi Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte thënë se një marrëveshje që i jepte kompetenca ekzekutive asosacionit shkel ligjet e Kosovës.

Komento: