Vuçiq: Ky ishte propozimi i BE-së të cilin Kurti e refuzoi

15:05 | 14 Shtator 2023
vuciq:-ky-ishte-propozimi-i-be-se-te-cilin-kurti-e-refuzoi

Presidenti serb tha se propozimi i BE-së nënkuptonte fillimisht formimin e Asociacionit dhe më pas përmbushjen e obligimeve nga ana e Serbisë, por pasi Kurti nuk deshi ta pranonte këtë, takimi përfundoi.

Kemi diskutuar edhe për situatën në veri të Kosovës. Theksova se procesi i vendosjes së marrëdhënieve normale pengohet nga keqtrajtimi i përditshëm i serbëve dhe ngritëm çështjen e shpronësimit dhe çështjen e dëbimit të serbëve nga institucionet ku ata punojnë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë përparim, përveç se Kurti do të duhet t’i përgjigjet letrës së bardhë që mori nga BE-ja për shpronësimin. Unë thashë se do të bëj maksimumin nëse japin dorëheqjen, do të flas me ta, por nuk mund të vendos për ta deklaroi presidenti serb.

Presidenti përkujtoi se ka disa marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndër të cilat ajo e Brukselit është kryesore.

Duhet të fillojmë zbatimin e atyre marrëveshjeve. Por fillimisht është e nevojshme të formohet Asociacioni,  por ata as nuk duan të flasin për të, është si të katrorësh rrethin. Gjithmonë i njëjti problem dhe asgjë. Dhe do ta dëgjoni jo vetëm nga unë, por edhe nga përfaqësuesit e BE-së. Është gjithmonë intensive, por kjo është puna jonë – tha Vuçiq./FrontOnline/

Komento: