Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dërguar një mesazh nga takimi trilateral që po mbahet në Bruksel.
Vucic ka thënë se ishte “takim i vështirë” dhe se “nuk do të ketë dorëzim”.
“Një takim i vështirë. Ashtu sic është pritur. Nuk ka dorëzim“, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur në ora 17:00 takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Bashkimi Evropian tashmë ka publikuar edhe videon nga ky takim.
Gjatë videos së shkurtër 18-sekondëshe, është vërejtur se Kurti e Vuçiq nuk kanë krijuar kontakti shikimi me njëri-tjetrin. Ndonëse përballë njëri, ata kanë shikuar në pika jashtë kuadratit fizik të njëri-tjetrit, transmeton Gazeta Express.
Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.
Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Borrell tha se pret që palët të kenë “qasje konstruktive” ndaj propozimit të bllokut evropian për normalizimin e raporteve.