Vuçiq lutet si i gjorë, ka një kërkesë për fuqitë botërore

14:48 | 26 Dhjetor 2018

Serbia ende është duke e diskutuar çështjen e taksës të cilën e vuri Kosova.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjendja në Kosovë është gjithnjë e më e vështirë.

Ai apeloi botën, sidomos fuqitë perëndimore, ta kuptojnë se taksa e vendosur nga Kosova nuk i godet vetëm interesat e Serbisë, por popullin serb.

“Do të kalojnë edhe festat dhe duket se nuk planifikojnë ta largojnë taksën, bota vazhdon të heshtë dhe pret të ndodhë kush e di se çfarë”, u shpreh Vuçiq para gazetarëve, transmeton Lajmi.net.

“E lus botën, sidomos fuqitë perëndimore ta kuptojnë mirë se taksa e vendosur nuk godet vetëm interesat e Serbisë, por popullin serbë në Kosovë”, theksoi ai.

Komento: