Vuçiq: Negociatat me Kurtin përfunduan pa sukses

14:18 | 14 Shtator 2023
vuciq:-negociatat-me-kurtin-perfunduan-pa-sukses

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se negociatat e sotme ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel përfunduan pa sukses, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e pranoi propozimin e Bashkimit Evropian.

“Ne patëm bisedime dhe mendoj se ato përfunduan pa sukses në drejtim të gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Të gjithë kemi propozimet tona, në fund ne si Serbi e pranuam propozimin e Bashkimit Evropian. Kurti nuk ka dashur ta pranojë dhe takimi ka përfunduar”, ka thënë Vuçiq.

Sipas presidentit, gjatë bisedës ka pasur kryesisht situata të pakëndshme.

“Është logjike që të gjithë po luftojnë për të vetën. Është e qartë se Kurti po i shmanget formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, shtoi Vuçiq./FrontOnline/

Komento: