Vuçiq: Nesër KFOR-it ia dorëzojmë letrën për futjen e ushtrisë në Kosovë

22:29 | 15 Dhjetor 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Qeveria e Serbisë ka vendosur që t’ia dërgojë KFOR-it kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë.

Vuçiq duke folur për RTS-në, ka thënë se kërkesa do t’i dërgohet sonte KFOR-it në mënyrë elektronike dhe nesër do t’i dorëzohet në një pikëkalim kufitar.

Sipas Vuçiq, për vendimin ka pasur pajtim unanim.

Ai ka thënë se kthimi i forcave serbe në Kosovë do të jepte efekte pozitive dhe do t’i ulte tensionet në veri.

Këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë sonte në një mbledhje që ka filluar në ora 08:00.

Mbledhja është ndjekur edhe nga Vuçiq.

Komento: