Vuçiq mpreh gjuhën ndaj QUINT’it një ditë para zgjedhjeve, i quan gënjeshtarë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë para zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës ka mprehur gjuhën ndaj bashkësisë ndërkombëtare e ka radikalizuar fjalorin ndaj tyre, por duke iu drejtuar opinionit serb.
Ai i quajti gënjeshtarë përfaqësuesit e QUINT’it, kritikoi BE-në, për të cilën spekuloi se “mbështet shqiptarët e Kosovës dhe dëshiron ta thyejë Serbinë”.