Vuçiq nuk është i sigurt nëse Serbia pranohet në BE edhe pas një marrëveshje me Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vuçiq nuk është i sigurt nëse Serbia pranohet në BE edhe pas një marrëveshje me Kosovën

11:31 | 24 Janar 2020

Vuçiq thotë se as Pompeo nuk e di nëse pranohemi në BE pas një marrëveshje me Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot me Përfaqësuesin Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në një konferencë për media Vuçiq ka folur rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje finale dhe nëse një marrëveshje e tillë do t’i siguronte Serbisë integrim në Bashkimin Evropian.

Vuçiq ka thënë se të njejtën pyetje ia ka bërë edhe zyrtarëve të ndryshëm të BE’së dhe gjithashtu edhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, por thotë se nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.

“Kam folur jo vetëm me zyrtarë të BE’së por edhe me Mike Pompeo( Sekretarin Amerikan të Shtetit). E kam pyetur atë ‘ Në rregull, nëse ne e bëjmë, një marrëveshje me Prishtinën, nëse ne gjejmë një zgjidhje kompromisi, a do të jetë e mjaftueshme që të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian. Dhe asnjë, as nga BE-ja e as nga SHBA’ja, sepse ata punojnë ngushtë bashkë, nuk mund të ma konfirmonin që do të bëheshim pjesë e Bashkimit Evropian. Jemi duke pritur një vendim të BE’së në atë se nëse duan që Serbia të jetë pjesë e BE’së apo jo”, ka thënë Vuçiq.

Komento: