Vuçiq nuk shkon në Kotor: Udhëtoj në Nju Jork, sepse dikush duhet të përgjigjet ndaj atyre që do të akuzojnë serbët se janë njerëz që kryejnë gjenocid

20:33 | 13 Maj 2024
vuciq-nuk-shkon-ne-kotor:-udhetoj-ne-nju-jork,-sepse-dikush-duhet-te-pergjigjet-ndaj-atyre-qe-do-te-akuzojne-serbet-se-jane-njerez-qe-kryejne-gjenocid


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian në Kotor të Malit të Zi, sepse mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën në Srebrenicë do të mbahet me shumë mundësi të mërkurën.

“Sonte udhëtoj në Nju Jork, sepse dikush duhet të përgjigjet ndaj atyre që do të akuzojnë serbët se janë njerëz që kryejnë gjenocid”, ka deklaruar Vuçiq, raporton REL.

Ndërsa, pjesëmarrjen në këtë samit tashmë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nga Kosova, përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien.

 

Komento: