Vuçiq para deputetëve gjermanë: Dialogu do të vazhdojë vetëm pasi të hiqet taksa

14:59 | 20 June 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ripërsëritur edhe një herë qëndimet e tij para përfaqësuesve të Bundestagut gjerman.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë e ka ripërsëritur qëndrimin e tij se dialogu Kosovë-Serbi, do të vazhdojë vetëm pas heqjes së taksës.

Siç shkruajnë mediet serbe, këto komente Vuçiq i ka dhënë gjatë takimit me Florian Hahn, deputet i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU/CSU, transmeton lajmi.

Vuçiq citohet të ketë thënë se Serbia është e angazhuar që përmes dialogut me Kosovën të arrihet një zgjidhje kompromisi dhe e pranueshme nga të dyja palët, kështu duke siguruar stabilitet në rajon.

Mirëpo, ai ka ripërsëritur se dialogu me Kosovën mund të zhbllokohet vetëm kur Kosova ta heq taksën ndaj mallrave të Serbisë.

Komento: