Vuçiq para takimeve në Bruksel: Kurti do të bërtas dhe bëjë drama derisa t’i them ndalu

14:42 | 26 Qershor 2024
vuciq-para-takimeve-ne-bruksel:-kurti-do-te-bertas-dhe-beje-drama-derisa-t’i-them-ndalu

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër duke e luajtur të fortin në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Në një konferencë për media ai ka thënë se pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të “bëjë drama”.

“Unë pres që ai të dramtaziojë dhe të bërtas, derisa t’i them të ndalet, dhe kaq”, ka thënë Vucic.

Kreu i shtetit serb ka thënë se s’pret ndonjë konkluzion pas takimit të sotëm me Kurtin në Bruksel./Express

Komento: