Vuçiq spekulon pak: Zgjedhjet në Kosovë më 6 tetor, qeveria formohet në dhjetor.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po e përcjell situatën në Kosovë. Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shteteit Mike Pompeo, Vuçiq i ka dhënë një intervistë Zërit të Amerikës në gjuhën serbe, ku ka spekuluar për datën e zgjedhjeve në Kosovë dhe afatin kur do të formohet qeveria e re.
“A mund të bëjë Amerika presion më të fortë (për heqjen e taksës), – jam i bindur se mundet. A do të ndodhë kështu mendoj se të gjithë e presin shpalljen e zgjedhjeve në Prishtinë dhe përfundimin e tyre. atje situatë është e tillë që i keni katër subjekte politike që i kanë rreth 20 përqind, kështu që është e vështirë të parashikoni rezultatin përfundimitar dhe se si do të zhvillohet gjërat në fushatë në mënyrë që më pas të bëhet presion për fillimin e bisedimeve. Llogarisni, nëse më 6 tetor atje janë zgjedhjet, me shumë gjasa qeveria në Prishtinë formoet në muajin dhejtor dhe tek atëhërë mund të presim presion më të madh për fillimin e dialogut substanciale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” ka thënë Vuçiq.