Vuçiq: PE na kërkoi ta njohim Kosovën, e fshehën nga publiku

12:21 | 24 November 2022

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në adresimin e sotëm ka thënë se në rezolutën e Parlamentit Europian i kanë kërkuar njohjen e Kosovës edhe pse jo në publik.

Ai tentoi që të ulë rëndësinë e saj, duke thënë se janë “vetëm rekomandime”.

“Nuk kanë miratuar rezolutë, kanë miratuar rekomandime. Në rekomandimet e Parlamentit Europian thuhet se duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por ata e fshehën. Ata kërkojnë nga ne njohje reciproke. Thelbi i tekstit është i rëndësishëm. Nuk janë vetëm sanksionet, por tentativa për të disiplinuar Qeverinë e Serbisë.

Vuçiq tha se dëshiron që të pyesë se pse e fshehën nga publiku njohjen e Kosovës.

“Pra, i pyes të gjithë ata që duan të na thonë për vullnetin e mirë të atyre që i bëjnë ato rekomandime – pse e fshehët? Shumë më e rëndësishme se sanksionet është se prej nesh po kërkojnë njohje reciproke. Pse po ia fshehim këtë popullit. Ata po fshehin një pjesë të politikës sonë dhe publiku mediatik sepse atëherë njerëzit do të kuptonin se çfarë duan ata për Serbinë.

Duke thënë se nuk i intereson “njohja me Prishtinën”, Vuçiq tha se nuk është mërzitur fort për rekomandimet që i erdhën nga PE-ja.

“Ne do të vazhdojmë të dëgjojmë gjithçka që ata thonë dhe do të marrim vendime në interes të vendit tonë”, tha Vuçiq.

Komento: