Vuçiq për deklarimet e Hovenier se Asociacioni nuk do ketë kompetenca: Është dëshira e tij

13:10 | 11 Nëntor 2023
vuciq-per-deklarimet-e-hovenier-se-asociacioni-nuk-do-kete-kompetenca:-eshte-deshira-e-tij

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, ka reaguar ndaj deklarimeve të ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, sa i përket parimeve mbi të cilat SHBA mbështet themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas presidentit të Serbisë “ato janë vetëm dëshira të ambasadorit amerikan”, shkruan Kossev, transmeton FrontOnline.

“Pra, nëse diçka është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, atëherë çfarë kemi negociuar ne në Bruksel, pse po negociojmë për të para se gjithash”, ka thënë Vuciq.

Vuçiq ka thënë se nëse s’do të duheshin negociatat “atëherë serbët do të mund ta themelonin vetë Asociacionin”./FrontOnline/

Komento: