Vuçiq pesimist: S’ka marrëveshje këtë vit me Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vuçiq pesimist: S’ka marrëveshje këtë vit me Kosovën

11:03 | 16 Shkurt 2019

Aleksandar Vuçiq nuk priet që gjatë vitit 2019 të arrihet marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se nuk është shumë optimist se këtë vit do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizim të raporteve.

Këto deklarime kreu i shtetit serb i ka bërë në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA, duke thënë se po lufton që të gjendet një kompromis me gjithë forcat e tij, megjithatë thotë se e gjithë vazhdimësia e dialogut varet nga Prishtina dhe vendimi për të hequr taksën ndaj produkteve me origjinë serbe, raporton Gazeta Express.

Agjencia austriake është interesuar edhe për zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe protestat që po mbahen kundër pushtetit të Vuçiqit, megjithatë presidenti serb ka thënë se për momentin çështja më e rëndësishme për Serbinë është zgjidhja e konfliktit me Kosovën.

“Çështja më e rëndësishme për ne është pyetja se si do ta zgjidhim problemin e Kosovës”, ka nënvizuar Vuçiq.

Sipas tij në momentin që të vazhdojë dialogu me Prishtinën, pastaj do të koncentrohen në ekonominë e Serbisë, dhe më pas edhe në çështjen e zgjedhjeve.

Komento: